Në fazën e parë "Ujqërit e dëborës" më të...
- Oct 26, 2023
- 1 min read
Në qoftë se shikojmë një prezencë të tifozëve në stadium gjatë fazë së parë, me përjashtim të kryeqytetit ku luajnë Tirana dhe Partizani, janë korçarët që mbajnë vendin e parë.
Sipas asaj që edhe të paktën është parë, asnjë stadium nga rrethet nuk mbushet si në Korçë. Mesatarisht në çdo ndeshje ka pasur mbi 2000 sportdashës, por në ndeshjen me Partizanin numri ishte diçka më shumë.
Kjo tregon se në Korçë jetohet me futbollin, sportdashësit e duan ekipin e tyre dhe janë një tifozëri që mbështet. Ama duhet që edhe në çdo ndeshje të radhës, pavarësisht kundërshtarit prezenca të jetë edhe më e madhe.
Kjo për atë se këta futbollistë të rinj e kanë të nevojshme atë mbështetje nga shkallët e stadiumit dhe së dyti, edhe në financat e klubit të gjithë ndihmojnë me atë shumë modeste të biletës, por që ka vlera në fund të fundit.
Ekipi është i të gjithëve dhe të gjithë duhet të japin mbështetje.
















