NË KAMPIN KORÇAR të bindur: Skënderbeu sot e mposht Erzenin!
- Dec 2, 2023
- 1 min read
Pas pak orësh starton ndeshja mes Skënderbeut dhe Erzenit, ndërkohë që Skënderbeu sot ka nevojë më shumë se kurrë për tifozët, pasi dihet që kur tifozët janë atje, skuadra bardhekuqe ndjehet më e mbështetur në fushë.
Në kampin bardhekuq ka disa ditë që nuk flasin për mediat, kjo lidhet me faktin se futbollistët në këtë ndeshje duan të “flasin” në fushë, me lojë të bukur, por edhe me rezultat pozitiv, që është vetëm fitorja.
Edhe dje në konferencën për shtyp trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur i bindur se ekipi sot do të luajë vetëm për fitore dhe nuk ka alternativë tjetër përveç trepikëshit.
Po ashtu edhe drejtuesit e klubit janë munduar që gjatë këtyre ditëve të karikojnë sa më shumë skuadrën në fushë, në mënyrë që Skënderbeu të arrijë të marrë më të mirën sot ndaj Erzenit.
Dhe, janë tifozët ata që sot duhet të tregojnë se mbështetja e tyre është maksimale. Pritet që sot shkallët e stadiumit të jenë të mbushura me sportdashësit që gjithmonë e kanë mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
Vetëm me tifozë të shumtë dhe me mbështetjen e tyre, ky Skënderbe do të mund t'ia dalë sonte në mbrëmje.
Erdhi momenti që Skënderbeu të bëjë Skënderbeun në fushën e vet!
















