top of page

Në këto banka mësuam/ Gëzuar 7 marsin!

  • Mar 7, 2024
  • 1 min read

Breza të ndryshëm mësuan në kushte të ndryshme, por një gjë ngelet e përbashkët ABC-ja, kështu e kemi filluar. Nuk kishin brezat ato kushte që kemi sot, por kishim mësues të përkushtuar që jetonin me nxënësit. Kishim nxënës të edukuar, të përgjegjshëm që pse shkruanin me penë e me bojë, shkronjat dukeshin shumë herë më bukur.

Kishim bukurshkrim, kishim edukatë, kishim punë dore, kishim kishim, kishim...

Kishim mësues të respektuar të cilët ishin ikona për nxënësit. Kishim mësues që ishin të vlerësuar e që dhanë gjithçka nga vetja.

Vërtet kishim banka si në foto, por dijet ishin shumë herë më të konsoliduara. Kishim regjistër! Shkëlqente nota 10-të ashtu nga stilografi i mësuesit.

Kishim, kemi dhe do të kemi…

Sot një fjalë ka kuptim, GËZUAR!



 
 
bottom of page