top of page

Në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvilluan sot konkurset e eseve në gjuhët Anglisht dhe Frëngjisht

  • Mar 20, 2024
  • 1 min read

Në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvilluan sot konkurset e eseve në gjuhët Anglisht dhe Frëngjisht me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të qarkut të Korçës.

Kjo nismë e departamentit të “Gjuhëve të Huaja” ka gjetur mbështetjen e shkollave të mesme dhe të Aleancës Franceze, Korcë, një bashkëpunim që vijon nga viti i kalur me synimin për ta kthyer atë në një traditë.

Konkursi në gjuhën frënge “Plume d`Or” vjen në kuadër të Pranverës Frankofone prandaj e pranishme ishte edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Catherine Suard.

Ajo së bashku me zëvendësrektorin për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre dhe presidentin e Aleancës Franceze të Korçës, z. Ilia Skëndi përshëndetën dhe uruan pjesëmarrësit duke i përgëzuar për punën dhe dashurinë me të cilën mësojnë gjuhët e huaja.

Një mesazh shumë të bukur përcolli prej studentja e Gjuhës Angleze pranë këtij Departamenti, Erika Lubonja, e cila krahas gjuhës angleze po mëson edhe gjuhën frënge.

Më pas, nxënësit të ndarë në 2 grupe zhvilluan tezën e konkursit, përgjigjet e së cilës do të jepen të shoqëruara edhe me çmimet përkatëse.




 
 
bottom of page