top of page

NËNTOR / EKZEKUTIMI I THEMISTOKLI GËRMENJIT DHE BALADA E KOÇI PETRITIT

  • Nov 10, 2023
  • 1 min read

Baladë për Themistokli Gërmenjin

Trembëdhjetë Bilbilenjtë

vanë vetë në litar

kush kërkoi krëhër të krihej,

kush të dridhte një cigar.

Kush kërkoi të hidhte valle,

kush mbi shkëmb si shkëmbi ngriu

rritej nga çdo vdekje e madhe

kapedan Themistokliu.

Dhe në prag të pushkatimit

shkreu tri thënie të mëdha,

tri rrufe të një gjëmimi,

sa për njëqindmijë dogra.

Dhe kërkoi t’ia zgjidhnin sytë,

sytë e lidhur me shami,

të vështronte drejt në tytë

si po nisej vdekja e tij.

Dhe kërkoi të thosh një këngë.




 
 
bottom of page