OBJEKTIVI!? Korçarët presin edhe disa javë që të deklarojnë...
- Sep 5, 2023
- 1 min read
Kur i pyet drejtuesit e ekipit korçar për objektivat madhore, të gjithë janë në unison e theksojnë se duhet pritur edhe disa javë. Duket se është shpejt dhe natyrisht që kanë kaluar vetëm dy javë dhe kanë të drejtë, por një objektiv minimal është përcaktuar.
Ky objektiv është qëndrimi në superligë, madje kanë shtuar edhe fjalën, pa problem, ç'ka do të thotë se mesi i tabelës është një objektiv që shihet me një siguri të madhe.
Korçarët nuk e shohin veten si kalimtarë. Kryesimi në këto dy javë duket se e ka kthyer këtë ekip në qendër të diskutimeve nga të gjithë. Këtu korçarët duket se janë komodë dhe u jep një gjendje besimi edhe më të madhe dhe kjo është pozitive.
















