Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
- Oct 4, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/jorgo-qeleshi-e1728048247347.jpg
Mesfushori korçar Jorgo Qeleshi, që këtë sezon luan për Pogradecin, ka pësuar një dëmtim. Kjo e ka detyruar që të qëndrojë për disa javë larg fushave, por nga sa shihet ky qëndrim do të jetë edhe më i gjatë. Ka qenë vetë futbollisti që ka postuar një foto të tij në momentin që ka dalë nga operacioni që ka kryer.
Ka qenë një dëmtim i tij në menisk që e ka detyruar të ketë këtë ndërhyrje kirurgjikale dhe nga sa mësohet, gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe futbollisti falënderon edhe mjekët për punën e mirë që kanë bërë. Kështu liqenorët nuk do të kenë për një kohë të gjatë ndihmesën e mesfushorit ku edhe mbështetej loja e tyre. Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















