Orlando Koja garanton: Për 10 vjet titulli nuk lëviz nga Korça!
- Aug 17, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/430101536_18307721809177173_6394811063795361096_n.jpg
Pak ditë më parë portali ynë zbuloi listën prej 14 lojtaresh që do të jenë pjesë e Skënderbeut në volejboll për femra për sezonin e ri. Në fakt ka qenë një listë me shumë afrime, por edhe largime, ndërkohë që Skënderbeu tashmë është 100% dhe po vijon i qetë fazën përgatitore.
Është trajneri i Skënderbeut, Orlando Koja që ka zbuluar listën me emrat zyrtare dhe sigurisht të vjen mirë që vetë njëshi i stolit është më shumë se optimist për sezonin e ri dhe nuk e diskuton titullin kampion.
Madje ditën e djeshme pasi ka zyrtarizuar listën me emrat e lojtafeve, Orlando Koja, ka thënë vetëm një fjali: “Për 10 vjet titulli nuk lëviz nga Korça.”
Absolutisht një deklaratë e fortë e Kojës, që tregon forcën e vërtetë të këtij Skënderbeu edhe për sezonin e ri, por edhe për vite e vite të tjera.
Kjo tregon se Skënderbeu ka ndërmend që ta kthejë në hegjemoni titullin kampion dhe ta bëjë pronë të vetën.
Tashmë mbeti që ta shikojmë këtë Skënderbe në parket, pasi vajzat që janë pjesë e këtij ekipi garantojnë sukses të padiskutueshëm.
Nuk ka dyshim që edhe sezonin e ri pallati i sportit “Tamara Nikolla” do të jetë plot e përplot me një Skënderbe pretendent absolut për titullin kampion dhe të gjitha trofetë që do t’i dalin përpara.
14 lojtaret zyrtare të Skënderbeut në edicionin e ri 2024-2025!
Fabiana Pesce- pasuese
Daryna Stanovova- pasuese
Caroline Moreira- anësore
Nensi Miliku- anësore
Elisabeth Sandoëall- anësore
Irsa Metanj- anësore
Sarà Malaj- qendër
Adela Prrenjasi- qendër
Irina Rakip- qendër
Elena Bego- diagonaliste
Kejda Kodra- diagonaliste
Anxhela Mehmeti- Libero
Desara Shaholli-Libero
Haidi Xhengo – pasuese/ universale















