top of page

PAK HUMOR PARA Dinamos / Gvozdenoviç i tregon lojtarëve sa gola duhet ti shënojnë Dinamos…!

  • Sep 1, 2023
  • 1 min read

Sigurisht që sot në orën 19:00 do të jetë një ndeshje e vështirë për Skënderbeun, por jo e pamundur që ndaj Dinamos të shënohet një rezultat pozitiv, që do të thotë fitorja.

Në formën e humorit po komentojmë foton më poshtë të shkrepur dje në stërvitjen e fundit, ku shihet trajneri Gvozdenoviç me dorën lart duke treguar katër gishta.

Të jetë vallë numri që kërkon trajneri serb nga të tijtë që duhet t'i shënojnë Dinamos!? Ndoshta vërtet kërkon 4 gola. Apo është skema me numrin 4 që po ju bën me dije të tijve në stërvitjen e fundit?

Sigurisht që kjo hamendësi vjen në formën e humorit, por është një foto vërtet shumë domethënëse ku Ivan Gvozdenoviç gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë më shumë se i preokupuar në seancat stërvitore dhe kush nuk do uronte, që kjo foto të dilte vërtet me rezultat pozitiv për vendasit, me aq gola sa gishta lart ka ngritur njëshi i stolit të Skënderbeut…



 
 
bottom of page