top of page

PANO XHIXHO “vrer” për tifozët e Skënderbeut/ E drejtë apo jo?!” Lexoni…

  • Feb 26, 2024
  • 1 min read

Ja çfarë tha Pano Xhixho për “MCN”:

“Nga tifozët e Skënderbeut, nuk u dëgjua një thirrje mbështetëse për ekipin e tyre. E papranueshme ajo atmosferë në Korçë. Ne shkojmë të shikojmë shfaqje futbollistike, sharjet në kor, nuk janë normale. Korça duhet të reflektojë për vendet e tjera. Në fushat e tjera, për një bidon, dënohet 4 ose 8 javë. E papranueshme, që kur pret shfaqje sportive, dëgjon fyerje. Nëse kjo bëhet precedent në çdo stadium, nuk mund të flitet më për futboll."

E drejtë apo jo?

Si mund të gjykosh kur në “derbin” e kryeqytetit fillim-mbarim, madje për orë të tëra që pa filluar ndeshja dhe deri kur mbaron dhe më pas vetëm fjalë ofenduese dëgjon?

Në stadiumet e tjera kudo dëgjohen fjalë të tilla dhe vetëm në Korçë vihet re një gjë e tillë.

Si ka mundësi kaq “vrer” vetëm për Skënderbeun!?




 
 
bottom of page