Pas ndeshjes POLICI e madhe në stadium. Të ndalen raste të tilla ku tentohen të goditen presidentë..
- Oct 21, 2023
- 1 min read
Pak momente pas përfundimit të ndeshjes dhe deri në largimin e të gjithë lojtarëve dhe gjyqtarëve, për herë të parë stadiumi “Skënderbeu” ka qenë i tejngarkuar me uniforma blu. Ngjarja që ndodhi në mesin e pjesës së parë në tribunën qëndrore solli këtë ngarkesë të uniformave blu në stadiumin juglindor, një ngjarje që në fakt është më shumë se e dënueshme.
Themi këtë pasi u tentua dhe ndoshta me duar edhe mund të jetë prekur presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe djali i presidentit, teksa prindi i një futbollisti bëri agresorin në tribunë.
Sa të dënueshme janë ngjarje të tilla, aq më tepër që ndodhin gjatë një ndeshjeje dhe më shumë se kaq në tribunën qëndrore të stadiumit.
Vetëm në Shqipëri ndodhin ngjarje të tilla kaq shpesh, ndërkohë që çfarëdo që të ndodhë sqarimet e prindërve bëhen gjetkë dhe jo në ambientet e stadiumit.
U fol se u godit presidenti Ardjan Takaj, por në fakt është tentuar të goditet dhe, edhe ky është një veprim i dënueshëm.
Tashmë personi që solli këtë rrëmujë ndodhet në komisariat, por që gjithsesi gjëra të tilla janë të dënueshme dhe duhen të ndalen në stadium, atje ku shkohet për t'u argëtuar dhe jo për dhunë.
Dy fotot më poshtë, të sjella nga portali ynë tregojnë se polici e shumtë është parë në mbrëmje vonë në stadiumin “Skënderbeu”, gjë që rrallë ishte parë më parë gjatë një ndeshjeje futbolli.

















