PENALLTITË / Skënderbeu kryeson listën në superiore, ka fituar më shumë se asnjë ekip tjetër!
- Nov 25, 2023
- 1 min read
Po të shohësh 11 metërshat e dhënë deri më tani, dalim para një fakti të veçantë, sepse Skënderbeu është ekipi që ka marrë më shumë penallti dhe kjo ka një domethënie.
Mesa duket sulmuesit korçarë janë depërtues në zonë dhe janë të shpejtë në veprime dhe kjo është shumë pozitive.
Korçarët kanë fituar 5 penallti në 13-të javë dhe kanë realizuar katër të tilla. Por korçarët kanë edhe një të veçantë dhe kjo lidhet me penalltitë në dëm të tyre. Në këto javë të zhvilluara ata kanë marrë kundër vetëm një penallti, ç'ka tregon se mbrojtja është shumë e kujdesshme.
















