Peter Itodo në “radarët” e Skënderbeut/ A do ta bindin bardhekuqtë nigerianin
- Apr 29, 2024
- 1 min read
Afër fundit të sezonit, sigurisht që skuadrat mendojnë qysh tani për merkaton e verës. Skënderbeu ka kohë që është interesuar për një lojtar që po bie në sy në kategornë e parë.
Bëhet fjalë për Peter Itodo, sulmuesin e Luzin që duket se po shkëlqen me 16 golat e shënuara deri tani.
Sulmuesi Nigerian që akoma nuk i ka mbushur 21-vjeç po bën një paraqitje shumë të mirë me skuadrën e kategorisë së parë dhe Skënderbeu talentet sigurisht që i ka në foto. Nuk dihet se deri ku janë bisedimet, por pritet një përgjigje, pasi së fundi është interesuar për lojtarin në fjalë edhe Partizani.
Peter Itodo ka luajtur në Nigeri me Abuja dhe vetëm këtë sezon ka mbërritur të luajë në Shqipëri, ku është aktivizuar 2694 minuta deri në këto momente.
















