Pluhuri afrikan mbulon qiellin
- Mar 31, 2024
- 1 min read
Vala e pluhurit afrikan ka mbuluar qiellin edhe në Korçë, duke ulur në mënyrë të ndjeshme ndriçimin dhe duke dhënë një nuancë me ngjyrën gri.
Saharaja është burim i madh i pluhurit mineral, që çliron nga 60-200 milion ton në vit, ndërsa grimcat më të mëdha bien shpesh në tokë.
Përqëndrimin më të madh për momentin e ka në Zvicër dhe në Francë dhe pritet të zhvendoset më fuqishëm edhe në Shqipëri në ditët në vijim.
















