top of page

Pogradecarët gati të largojnë…!?

  • Sep 14, 2023
  • 1 min read

Ekipi i Pogradecit për momentin është i mbipopulluar, pasi në këto moment janë mbi 27 futbollistë që po punojnë nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj. Natyrisht që është një organikë shumë e fryrë me futbollistë dhe nuk do të ketë vend për të gjithë në momentin e fundit kur edhe do të dorëzohet lista me futbollistët e organikës.

Në këto kushte është menduar që disa futbollistë do të huazohen tek ekipet e tjera të prefekturës. Ata janë futbollistë të talentuar, të dalë nga ekipet e Pogradecit, por për momentin nuk kanë vend.

Në këto kushte ata duhet të luajnë, që nesër të jenë pjesë e këtij ekipi, pasi për ta është investuar deri në këto momente. Edhe pse mund të kalojnë tek kundërshtarët e liqenorëve, kjo duket se nuk i shqetëson aspak.




 
 
bottom of page