Pogradeci bën goditjen e radhës në merkato para ndeshjes me Korabin
- Feb 1, 2025
- 2 min read
Liqenorët bëjnë goditjen e radhës në merkato para ndeshjes me Korabin.
Nuk kanë të ndalur liqenorët në merkato, duke u mësuar zyrtarisht se është nënshkruar kontrata me Ali Samaken, një futbollist që ka ardhur nga Mali, por që ka qenë pjesë e disa ekipeve në kampionatin shqiptar.
Kështu, mesfushori me tipare të dukshme sulmuese ka luajtur me Dinamon dhe më pas edhe me ekipin e Lushnjës. Tani ai ka veshur fanelën e liqenorëve dhe drejtuesit po punojnë fort që ai të jetë pjesë e grupit të tyre.
Megjithatë, është ende e panjohur nëse do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë, por këtë do ta shohim sot, kur në orën 13:30 Pogradeci do të presë në fushën e tij ekipin e Korabit, në një ndeshje që, edhe pse duket e lehtë për vendasit, duke u mbështetur në renditjen dhe pikët, mund të thuhet se do të jetë një takim i luftuar.
Pogradecarët vijnë pas një jave me tre pikë transferte dhe, duke qenë se luajnë para tifozëve të vet, mendohet se do të jenë më të favorizuar. Gjithsesi, trajneri Mema ua ka bërë të qartë se do të kenë përballë një ekip që lufton fort në fushën e lojës.
However, it is still unknown whether he will be on the field from the first minute, but we will see that today when, at 13:30, Pogradec will host Korabi’s team on their home ground in a match that, although it seems easy for the hosts based on the standings and points, could still be a hard-fought encounter.
The players from Pogradec come off a week with three points from an away game and, since they will be playing in front of their own fans, they are considered the favorites. Nevertheless, coach Mema has made it clear that they will face a team that fights hard on the field.
“KORÇA BOOM”















