top of page

Pogradeci kryeson bindshëm, drejtuesit kanë një “peng”

  • Oct 18, 2023
  • 1 min read

Ekipi i Pogradecit kryeson me pikë të plota në tri javët e para, duke qenë në kryesim me 9-të pikë. Edhe pse është në këto kushte, stafi teknik kërkon edhe më shumë.

Është ekzekutivi Kopi Gusho që për “ Korça Boom” ka deklaruar: "Jemi shumë të kënaqur që kemi tri fitore duke qenë në krye të tabelës së klasifikimit dhe kjo gjë pritej nga ekipi. Por kemi një peng. Duhet të kishim shënuar më shumë gola dhe duhet të kemi një goleavarazh shumë herë më të mirë. Kjo do të jetë kërkesa jonë, që jo vetëm pikë, por edhe gola dhe lojë të mirë për të kënaqur tifozët tanë."

Pogradecarët po përgatiten për ndeshjen e së mërkurës për Kupë dhe në fundjavë për kampionatin.





 
 
bottom of page