Pogradeci kryesues sërish ndaj Orikut, në 4 ditë dy herë
- Oct 19, 2023
- 1 min read
Pogradeci që e ka fjetur mendjen nga Kupa e Shqipërisë, tashmë do të duhet të përqëndrohet totalisht te ndeshja e javës së katërt për kampionat.
Si për koecidencë pogradecarët do të duhet të udhëtojnë sërish në transfertë dhe po ndaj Orikut.
Dje, Oriku e mundi Pogradecin 2-0, por ishte thjesht një ndeshje Kupe, ku edhe objektivat nuk ishin madhore.
Gjithsesi këtë të diel gjithçka është ndryshe dhe Pogradeci do të udhëtojë për të mos dalë pa pikë ndaj një ekipi pretendent si Oriku.
Kujtojmë që pas tre javëve të para e vetmja skuadër që ndodhet në kye me 9 pikë të plota është Pogradeci dhe sigurisht që do të jetë një nga ndeshjet më të bukura të kësaj jave.
Pogradeci ka edhe tri ditë kohë për t'u përgatitur për këtë transfertë kaq të vëshirë.
















