top of page

POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!

  • Oct 5, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Messenger_creation_126F689E-11D3-4C43-9665-0D9239067D64.jpeg

Mesditën e sotme janë zhvilluar 5 ndeshje të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Në këto 5 ndeshje u shënuan 10 gola.

Flamurtari fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Korabit, ndërsa në krahun tjetër Pogradeci triumfoi pastër dhe pa probleme me rezultatin 2-0 kundër Kukësit.

Në ndeshjet e tjera, Burreli u mposht 3-0 në transfertë ndaj Besës së Kavajës dhe Lushnja barazoi pa gola 0-0 kundër Erzenit. Po në barazim, por me rezultatin 1-1 përfundoi ndeshja mes Valbonës dhe Apolonisë.

Kampionati vazhdon që të kryesohet nga Besa e Kavajës. Klubi verdhezi mbetet në vendin e parë me 19 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

Ndeshjet e sotme:

Valbona – Apolonia 1-1

Shënues: Krasniqi 75′ / Trifoni 58′

Korabi – Flamurtari 1-2

Shënues: Mziu 43′ / Batha 52′, Andoni 61’ (aut}

Pogradeci – Kukësi 2-0

Shënues: Sulo 3′, Raza 73′

Lushnja – Erzeni 0-0

Besa – Burreli 3-0

Shënues: Goxha 7′, Dos Santos 35′, Gjinaj 83′

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page