top of page

POLICIA / Arrestohen dy të mitur, vidhnin lek dhe celularë, përdornin kacavidë për kërcënim

  • Jan 6, 2024
  • 1 min read

DVP Korçë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe një 14-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes në tre biznese, ngjarje të ndodhura javën e fundit, në lagjen nr. 9, të qytetit të Korçës. Konkretisht në një servis celularësh kanë vjedhur 2 celularë, në një byrektore kanë vjedhur 30000 lekë dhe në një lokal bar-kafe kanë vjedhur 14000 lekë. Të dy shtetasit e mitur janë pyetur në prani të prindërve, psikologes dhe avokatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre celularë dhe një kaçavidë, të cilën dyshohet se këta shtetas e përdornin për të kryer vjedhjet.



 
 
bottom of page