POLICIA / Arrestohet në Kapshticë hajduti i Pojanit. 28-vjeçari po kalonte kufirin!
- Jan 30, 2024
- 1 min read
DVP Korçë
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kapën shtetasin F. D., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.01.2024, në bashkëpunim me shtetasin F. B. (i arrestuar nga Policia), në fshatin Pojan, Maliq, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, dy pajisje elektroshtëpiake. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas u kryhen nga Komisariati i Policisë Maliq.
















