POLICIA / Mbesa 36-vjeçare kallëzon në polici se xhaxhai i saj ka dy ditë i larguar nga shtëpia
- Feb 8, 2024
- 1 min read
DVP Korçë
Më datë 07.02.2024, në Komisariatin e Policisë Devoll, është paraqitur shtetasja M. M., 36 vjeçe, banuese në fshatin Kapshticë, Devoll, e cila kallëzoi se më datë 06.02.2024, është larguar nga banesa xhaxhai i saj, shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç. Familjarët e tij kanë deklaruar se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se është larguar nga banesa, edhe më parë, disa herë. Po punohet për gjetjen e tij.
















