top of page

POLICIA / Motra bën kallëzim në polici për humbjen e vëllait 49-vjeçar. Policia po punon për gjetjen e tij

  • Feb 11, 2024
  • 1 min read

DVP Korçë

Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij.



 
 
bottom of page