top of page

POLICIA / Takime sensibilizuese për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale për kultivimin e bimëve narkotike

  • Feb 5, 2024
  • 1 min read

DVP Korçë

Strukturat e Policisë kanë zhvilluar takime në ambientet e bashkive Pogradec, Maliq, Kolonjë dhe në qytetin e Bilishtit, në ambientet e një shkolle.

Pjesëmarrës në takimin e zhvilluar në Pogradec, ishte Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, Prefekti i Qarkut z. Nertil Jole, kryetari i bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli, Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec Elton Halili; Shefat e Seksioneve për Krimet dhe Policimit në Komunitet, kryetarët e Njësive Administrative, kryepleqtë, inspektorë të pyjeve, si dhe banorë të këtyre zonave.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për një bashkëpunim sa më efikas me strukturat e tjera ligjzbatuese dhe me komunitetin në drejtim të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale me qëllim që edhe reagimi të jetë i menjëhershëm, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

DVP Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në këtë aktivitet kriminal pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe për çdo informacion që ata kanë të telefonojnë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.



 
 
bottom of page