top of page

POLICIA / 35-vjeçari i dehur në timon nuk i ndalon policisë. E arrestojnë, por kundërshton!

  • Nov 23, 2023
  • 1 min read

Specialitstët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.L., 35 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 31-vjeç, të dy banues në fshatin Dobranj, Devoll.

Në Bilisht, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M. L., të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte.

35-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të tyre, por ka vijuar lëvizjen dhe më pas dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga kryerja e alkooltestit rezultoi se shtetasi M. L., e drejtonte automjetin, në gjendje të denur.

Në këtë automjet ishte pasagjer shtetasi G. K., i cili së bashku me drejtuesin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.




 
 
bottom of page