POLICIA / 52-vjeçari procedohet nga policia, pasi ditët e festave transporton dru me “Benz” kontrabandë
- Dec 24, 2023
- 1 min read
DVP Korçë /
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. H., 52 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, është konstatuar duke transportuar me një automjet tip "Benz", një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
















