top of page

POLICIA/ 63-vjeçari nga Korça bënte falsifikime pafund. Nga “Arrest Shtëpie”, përfundon në burg

  • Jun 13, 2024
  • 1 min read

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin Th. Sh., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 11.06.2024, ka vendosur për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”.

Policia sqaroi se ky shtetas akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.

61-vjeçari ishte arrestuar në flagrancë korrik të vitit 2023, së bashku me 2 shtetas të tjerë, në kuadër të megaoperacionit “The counterfeiters”, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.




 
 
bottom of page