top of page

POLICIA/ Aksident në aksin “Maliq-Pogradec”. Përplaset makina e policisë, punonjësi i policisë përfundon në spital

  • Jul 7, 2024
  • 1 min read

Në aksin rrugor Maliq-Pogradec ditën e sotme që në mëngjes ka ndodhur një aksident me përplasjen e dy makinave. Në afërsi të fshatit Çërravë ka qenë mjeti tip “Volkzwagen” që po udhëtonte me drejtimin nga Korça në drejtim të Pogradecit që ka goditur makinën e policisë, teksa brenda saj ndodhej një punonjës policie.

Ka qenë faji i mjetit “Volkzwagen” që ka kryer manovrime të gabuar, duke i prerë rrugën mjetit të policisë dhe më pas e ka përplasur.

Pas goditjes së mjetit të policisë, ka qenë punonjësi i policisë që është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por mësohet se nuk ka rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar mjetin që përplasi makinën e policisë, ku po sqarohen edhe rrethanat e përplasjes.




 
 
bottom of page