POLICIA/ Aksident në Bulgarec. 46-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
- Apr 25, 2024
- 1 min read
Policia e shtetit informon se mesditën e sotme (e enjte), në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, Korçë, shtetasi L. T., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është lënduar pasagjeri shtetasi A. Xh., rreth 46 vjeç, i cili u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit tha policia.
















