POLICIA: Aksident në orën 12:33 në Korçë-Maliq, pasagjeri sillet me urgjencë në spitalin e Korçës
- Sep 24, 2023
- 1 min read
Policia e shtetit informon se këtë të dielë, në orën 12:33, në aksin rrugor "Korçë-Maliq", pranë fshatit Koritë, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
















