top of page

POLICIA: Arrestohet 29-vjeçari në Korçë, i ishte fshehur policisë prej një muaji

  • Oct 27, 2023
  • 1 min read

Qarku Korçë:

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit R. Sh., 29 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, të finalizuar më datë 14.09.2023, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.




 
 
bottom of page