POLICIA / Arrestohet 52-vjeçari në Korçë. Ka edhe 1 vit e 8 muaj burg për të vuajtur…
- Oct 13, 2023
- 1 min read
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit A. F., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ky shtetas ka për të vuajtur edhe 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
















