POLICIA: Arrestohet në Kapshticë. 8 pako me kanabis sativa do t'i kalonte për në Greqi
- Oct 25, 2023
- 1 min read
Është arrestuar sot një tjetër shtetas shqiptar që do të kalonte në drejtim të Greqisë nëpërmjet Kapshticës jo pak, por 8 pako kanabis sativa.
Sipas burimeve pranë polcisë bëjnë me dije se shtetasi me inicialet R.T i kishte në makinën e tij me targa të huaja të gjitha pakot dhe po i transportonte nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Pas gjetjes së sasisë së kanabisit janë sekuestruar të gjitha pakot dhe ende nuk dihet pesha e tyre dhe cili ishte destinacioni.
Në orët në vazhdim policia do të dalë edhe në deklarimin e kësaj sasie që ka gjetur paraditen e kësaj të mërkure në doganën e Kapshticës.
















