POLICIA/ Babë e bir bëjnë për spital një 57-vjeçar/ 41-vjeçari bën kërdinë në Sheqeras, vjedh bagëti
- Mar 18, 2024
- 1 min read
DVP Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. H., 57 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, babë e bir, të dy banues në Maliq, pasi dyshohet se kanë fyer, kanosur dhe goditur me grushte, një 58-vjeçar;
-A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi në fshat, dyshohet se i ka vjedhur 2 bagëti të imëta, një 61-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
















