POLICIA BËN KËRDINË / Në 1 muaj arrestohen 12 drejtues dhe 4358 gjoba
- Nov 2, 2023
- 1 min read
Policia Rrugore e Korçës, e pranishme në të gjitha akset rrugore të qarkut (me fokus ato në afërsi të shkollave), gjatë muajit tetor.
Gjatë këtij muaji: janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas janë proceduar penalisht 5 shtetas për drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe janë pezulluar 11 leje drejtimi.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve (përdorues të rrugës), në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun.
Pas konstatimit të shkeljeve të Kodit Rrugor dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve inteligjente që Policia Rrugore ka tashmë në dispozicion, gjatë muajit tetor 2023:
Janë ndëshkuar në total 4358 drejtues automjetesh;
Janë ndëshkuar 1901 drejtues mjetesh, për tejkalim shpejtësie;
Janë ndëshkuar 713 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
Janë ndëshkuar 90 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
Janë ndëshkuar 21 drejtues për përdorim celulari;
1144 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.
















