top of page

POLICIA: Dhunë në familje, 6 muaj burg për 46-vjeçarin/Kërcënon të fejuarën me cel ndiqet penalisht

  • Aug 31, 2023
  • 1 min read

DVP Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasit në kërkim U. T., 46 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte, një 52-vjeçar, në fshatin Ravonik.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 41 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 29.08.2023, ka fyer dhe kërcënuar nëpërmjet telefonit ish të fejuarën e tij, banuese në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



 
 
bottom of page