POLICIA / Dëborë e madhe në juglindje. Thirrja e fundit e policisë! Lexoni!
- Jan 20, 2024
- 1 min read
Qarku Korçë
Sektori i Policisë Rrugore Korçë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës.
Territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat paralajmërojnë kujdes në disa akse rrugore, për drejtuesit e automjeteve.
Deri tani, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por drejtuesit duhet të bëjnë kujdes gjatë drejtimit të automjetit, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Firmat kontraktore janë duke punuar me mjetet borëpastruese dhe duke hedhur kripë në rrugë.
Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për të ndihmuar çdo përdorues rruge, në rast nevoje. Për çdo problematikë të hasur qytetarët mund të telefonojnë në numrat 112 dhe 129.
















