POLICIA/ E diel aksidentesh, shënohet i katërti në afërsi të fshatit Çaushli
- Jul 7, 2024
- 1 min read
E diel aksidentesh në rajonin e Korçës; regjistrohet i katërti deri në mesditë, fatmirësisht edhe ky pa pasoja.
E diel aksidentesh në rajonin e Korçës kjo e 7 korrikut, pasi deri në orët e mesditës u regjistruan 4 të tillë, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Sipas informacioneve akaidenti më i fundit është regjistruar në afërsi të fshatit Çaushli në rrugën Korçë-Pogradec.
Nga përplasja e dy mjeteve, njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Nga aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale ndërkohë që ky aksidnet shënon të katërtin pas tre aksidenteve të tjera që ndodhën mëngjesin e sotëm në Pogradec.
















