top of page

POLICIA / E TURPSHME: Rrihen gratë dhe i lënë shenja në fytyrë njëra-tjetrës. Ndërhyn policia

  • Jan 3, 2024
  • 1 min read

DVP Korçë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A. Sh., 25 vjeç, banues në Bilisht, pasi në Bilisht, për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka shtyrë shtetasen D. R.

E. Xh., 24 vjeç dhe B. Xh., 62 vjeçe (gjyshja e tij) banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se 24-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa 62-vjeçarja është konfliktuar dhe ka dëmtuar në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



 
 
bottom of page