POLICIA / I dehur në timon, 59-vjeçari përplas dy makina në Voskopojë, arrestohet
- Dec 11, 2023
- 1 min read
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Voskopojë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar, i cili është zhvendosur dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar. Pas verifikimit rezultoi se 59-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
















