top of page

POLICIA/ I dehur në timon 39-vjeçari përplaset me makinë dhe largohet nga vendngjarja

  • Mar 24, 2024
  • 1 min read

DVP Korçë/

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 39-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin e tij, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.





 
 
bottom of page