top of page

POLICIA/ I dehur në timon përplas 2 automjete në lagjen 10. Arrestohet 51-vjeçari

  • Jun 12, 2024
  • 1 min read

Updated: Jun 13, 2024

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur dy automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.




 
 
bottom of page