POLICIA/ I dënuar për vjedhje me 3 muaj burg, 37-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Qafë Thanës
- Apr 3, 2024
- 1 min read
Qarku Korçë
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim F. B., 37 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja". Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd.
















