top of page

POLICIA: I gjejnë kanabis 21-vjeçarit në lagjen 17-të në Korçë dhe e arrestojnë

  • Oct 21, 2023
  • 1 min read

DVP Korçë

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit fizik 21-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Toyota" që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.




 
 
bottom of page