POLICIA / I rrëmben fëmijët e mitur dhe nuk ia dorëzon bashkëshortes procedohet 37-vjeçari
- Oct 10, 2023
- 1 min read
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Xh., 37 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke mos i dorëzuar dy fëmijët e tyre të mitur, bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci.
















