POLICIA/ Ja kush është 61-vjeçari nga Korça që u vra mbrëmë në Itali
- Jun 8, 2024
- 1 min read
Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga vrasja e shënuar mbrëmë në Itali ku viktimë ishte një 61-vjeçar nga Korça.
Sipas tyre, viktima është identifikuar si Ilirjan Minaj i thirrur si “Lili”, i cili njihej si një person punëtor.
Mësohet se 61-vjeçari kishte shkuar në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën. Në hyrje të pallatit, italiani ka shkëmbyer një batutë fyese për të cilin shqiptari nuk e ka duruar dhe ka goditur me shkelm derën e hyrjes
Autori më pas ka dalë me thikë dhe e ka goditur disa herë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen. I dyshuar për krimin është Riccardo Stefani, i cili njoftohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe se ka qenë edhe më parë i dënuar për disa vepra penale.
Ilirjan Minaj prej disa vitesh ishte shpërngulur nga Korça në Bibbiano, shkruajnë mediat italaine.
















