POLICIA: Me “Benz” përplasin motoçikletën dhe më pas plas grushti me njëri-tjetrin
- Oct 31, 2023
- 1 min read
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
L. S., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe A. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në lagjen nr.3, Pogradec, 41-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur motoçikletën në pronësi të shtetasit A. Xh., dhe më pas të dy këta shtetas janë konfliktuar duke i shkaktuar dëmtime të lehta njëri-tjetrit.
















