POLICIA / Nga Turqia futet me 50 fishekë në Qafë Thanë, arrestohet turku 56-vjeçar!
- Dec 17, 2023
- 1 min read
Qarku Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. D., 56 vjeç, banues në Izmir, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
















