POLICIA: Niko Ngjela quhet ai që është mbytur në Gjanç, banor në lagjen 14
- Sep 6, 2023
- 1 min read
Më datë 06.09.2023, rreth orës 17:30 në bregun e rezervuarit të Gjançit në Korçë, është konstatuar i pajetë dhe dyshohet i mbytur shtetasi N. N, 67-vjeç, banues në Korçë, i cili më datë 02.09.2023 ishte larguar nga banesa e tij
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burime pranë kësaj ngjarjeje bëjnë me dije se personi që është gjetur i mbytur quhet Niko Ngjela dhe është banor në lagjen 14 në Korçë.
















