top of page

POLICIA/ Pogradec Kryen parakalim të gabuar, i bllokohet automjeti dhe ndëshkohet me 10000 lekë gjobë 

  • Apr 13, 2024
  • 1 min read

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip "Audi" që kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin A. D. 

Policia Rrugore falënderon qytetarët që evidentojnë dhe publikojnë shkeljet e kryera nga drejtuesit e mjeteve, dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. 




 
 
bottom of page